Clooney lidhet me avokaten
20/03/2014 17:20
George Clooney ka njohur shumë femra gjatë jetës së tij.
Megjithatë, kur puna e përditshme përfshin lobimin për lirimin e Julian Assange apo për zgjidhjen e krizës në Siri, një juriste mund të jetë më e dobishme përkrah se sa një modele apo “show-girl”.
Këtë duket se 52-vjeçari e ka kuptuar mirë, teksa u fotografua gjatë javës në Sejshel, në pushime romantike me juristen e tij personale, Amal Alamuddin.
Ndonëse 36-vjeçarja nuk mund të krahasohet me hiret e një modeleje si Elisabetta Canalis apo “show-girl” si Stacy Kiebler, dy ish-at e tij të fundit, tek avokatja Clooney duket se ka gjetur pikërisht atë që i mungon më shumë.
Top Channel