Zgjerohet ‘lista VIP’ e Lindsay Lohan

19/03/2014 00:00

Javën e kaluar u përhap me shpejtësi lajmi i listës 36 emërore me të dashurit e Lindsay Lohan. Sipas revistës “In Touch” lista përbëhet nga emra të famshëm të botës së spektaklit.

Fillimisht u përfol se në të gjendeshin emra si Adam Levine, Zac Efron, Justin Timberlake dhe Joaquin Phoenix. Së fundmi e njëjta revistë ka zgjeruar rrethin së fundmi, duke përfshirë edhe Orlando Bloom, që 27-vjeçarja e thërret me përkëdheli ‘Orli’, Ashton Cutcher e Benicio Del Toro.

Sipas revistës ‘In Touch’, 27-vjeçarja i ka shkruar emrat kur ishte duke pirë me një shoqe në një hotel në Beverly Hills, në 30 janar të vitit 2013.

Një burim që thotë se e ka parë aktoren duke shkruar letrën tha: “Po i nxirrnin të palarat VIP-ave dhe Lindsay nisi të shkruante emrat e të gjithë atyre që kanë qenë të dashurit e saj. Ajo e shkroi letrën, e më pas e hodhi”.

Shumë nga emrat e listës janë fshirë për shkak se personat e pranishëm në të janë të martuar: “Ka shumë emra të famshëm aty që nëse do të bëheshin publikë, do të shkatërronin shumë marrëdhënie në Hollywood.”

FOTO GALERI
3/3
Orlando Bloom

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta