Rita Ora e kthen rrugën në pasarelë

19/03/2014 00:00

Rita Orës i pëlqen shumë të tregojë dekoltenë sa herë që ka mundësi dhe këtë gjë e bëri edhe ditën e hënë, rrugës për në studion e regjistrimit.

Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova kishte zgjedhur një veshje seksi edhe pse po shkonte për një ditë të zakonshme pune.

Javën e kaluar 23-vjeçarja zbuloi kopertinën e këngës së saj të re I Will Never Let You Down, ku pozon e veshur me një kostum të kuq të ngjitur pas trupi. Këtë foto ajo e shoqëroi me shkrimin: “#IWILLNEVERLETYOUDOWN! Po ndodh!”

Gjithashtu, Rita Ora postoi edhe një video nga xhirimet e videoklipit ku shpjegon se kënga e saj e re do të jetë “një këngë energjike dashurie”.

“Mendoj se kjo është kënga perfekte për të lançuar albumin tim të ri. Jam e lumtur aktualisht dhe dua që njerëzit të ndihen njësoj si mua kur dëgjojnë muzikën time”, shtoi Rita.

Kënga ka si producent të dashurin e saj Calvin Harris.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel