Minogue: E urrej pamjen time

19/03/2014 00:00

Është një nga femrat më të famshme dhe më të pëlqyera në botë. Shumë do të donin të ishin si ajo, por vetë Kylie Minogue nuk është aspak e kënaqur me pamjen e saj.

Këngëtarja australiane ka folur hapur për pasiguritë e saj në një intervistë për revistën ‘Stylist’, duke treguar se nuk i sheh rezultatet e seteve fotografike që realizon pasi nuk i pëlqen aspak vetja.

“Besojeni apo jo, më vjen ende turp kur bëj sete fotografike. Nuk i shoh fotot që më bëjnë pasi e di që nuk do më pëlqejnë, madje do i urrej”, tha Kylie.

Viti 2014 shënon një nisje të re për Kylie Minogue, e cila do të lançojë albumin e saj të ri me titull Kiss Me Once dhe gjithashtu ky vit e gjen beqare pas ndarjes nga i dashuri Andres Velencoso pas 5 vitesh lidhjeje.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel