Lea dhe Naya, në festën e “Glee”

19/03/2014 19:00

Protagoniste të serialit “Glee”, Lea Michele dhe Naya Rivera shkëlqyen në mbrëmjen festive, të mbajtur me rastin e episodit të 100 të serialit.

Për Lean, e cila së fundmi ka nisur të hedhë hapat e saj të parë edhe në botën e muzikës, mbrëmja në Chateau Marmont duket se ishte një mundësi e shkëlqyer për të treguar talentet e saj të shumta, në këndim, aktrim, por edhe në fushën e modës.

E veshur me shumë stil, Michelle duket se ka kaluar përfundimisht tronditjen e vetvrasjes së partnerit dhe bashkëprotagonistit në serial, Cory Monteith, më parë gjatë 2013-s.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel