Cameron Diaz argëtohet në Karaibe
18/03/2014 00:00
Vitet po kalojnë edhe për të, por Cameron Diaz vazhdon të mbetet një nga femrat më tërheqëse të Hollivudit.
Aktorja 41-vjeçare kaloi disa ditë pushimi në Karaibe javën e kaluar së bashku me disa shoqe dhe nga fotot duket se është kënaqur jashtë mase.
Në një moment, Cameron improvizoi një shfaqje striptizmi për mikeshat e saj duke dalë “topless”, por duke mbuluar gjoksin me duar.
Diaz ka thënë kohët e fundit se e ka pranuar faktin që nuk mund të qëndrojë e re gjithmonë.
“Është diçka graduale dhe njeriu nis ta pranojë veten edhe pse në Hollivud të gjithë duan të duken sikur janë 25 vjeç”, tha Cameron Diaz.
Top Channel