Shakira, foto provokuese për albumin e ri

17/03/2014 00:00

E kemi parë në një videoklip shumë të “nxehtë” së bashku me Rihanën për këngën ‘Can’t Remember To Forget You’ dhe Shakira po vazhdon të provokojë me setin fotografik që promovon albumin e saj të ri.

Duke pozuar në një seri fotosh sensuale, këngëtarja kolumbiane ka gjetur mënyrën e duhur për t’i bërë reklamë punës së saj.

Gjëja që të bën përshtypje është se në këto foto Shakira duket njësoj si në vitin 2001, vit në të cilin u bë e famshme në të gjithë botën.

Albumi që do të lançohet këtë muaj do të jetë i dhjeti për Shakirën. Ai do të titullohet thjesht Shakira dhe do të dalë në treg më 26 Mars.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel