Ashtu si Miley Cyrus, edhe Ellie Goulding po bëhet e famshme në botën e muzikës më shumë për veshjet e saj provokuese sesa për aftësitë vokale.

Edhe në koncertin e saj më të fundit në Uashington, ditën e dielë, 27-vjeçarja u shfaq shumë pak e veshur.

Ellie foli hapur për mënyrën e saj të veshjes në një intervistë për revistën ‘Hunger’, duke këmbëngulur se i zgjedh veshje të tilla pasi i pëlqejnë dhe jo për të bërë hapa përpara në muzikë.

“Mua nuk më shqetëson fakti që një këngëtare vishet shumë pak. E rëndësishme është që ajo të bëjë muzikë të mirë, të tjerat nuk më interesojnë”, tha Ellie, e cila shpjegoi se vishet në mënyrë provokuese sepse ndihet mirë me trupin e saj.

“Më pëlqen trupi im dhe mendoj se tani mund të vesh çfarë të dua.”

FOTO GALERI
2/3

Top Channel