Basha: Paketa fiskale dëmton ekonominë

17/03/2014 00:00

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha është shprehur gjatë një takimi me
përfaqësues të misionit të FMN se paketa fiskale e Qeverisë së majtë po
dëmton ekonominë.

Zoti Basha deklaroi se Qeveria e miratoi paketën pa marrë në konsideratë kundërshtimet nga grupet e interesit. Sipas tij vendosja e taksës progresive dhe rritja e tatimit mbi korporatat nga 10 në 15 për qind ka çuar në rritjen e evazionit fiskal.

Në cilësinë e kryetarit të shoqatës së bashkive, Basha ka shprehur edhe shqetësimin e njësive të qeverisjes lokale, për cënimin sipas tij të hapur  nga qeveria të autonomisë vendore. Sipas zotit Basha dëshmi e kësaj është edhe centralizimi i mbledhjes së taksës për biznesin të vogël, që siç tha ai ka sjellë mungesë të ardhurash në buxhetet e bashkive dhe komunave të vendit.

Top Channel