Hematoma në të pasmet, modelja padit “Playboy”

16/03/2014 11:00

Një modele paditi revistën e famshme për meshkuj “Playboy”, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 500 mijë dollarësh për demë fizike dhe ndaj dinjitetit të saj.

28-vjeçarja Elizabeth Dickson pranoi në 2012-n që të ishte protagoniste në një seancë fotografimi, ku midis të tjerave ajo duhet të pozonte gjysmë e zhveshur në një fushë golfi.

Në njërën nga pozat ishte parashikuar që mbajtësja ku vendoset topi i golfit në fillimin e lojës të vendosej mbi të pasmet e saj.

Partneri në seancën fotografike duhet të qëndronte pranë me një shkop golfi në dorë, por në një gjest shakaje pa kripë, prezantuesi Kevin Klein e goditi me shkop golfi në të pasme, duke i lënë vajzës një hematomë të dukshme.

E fyer dhe e dëmtuar nga një gjest i tillë, modelja ka ngritur këtë padi ndaj revistës së famshme për meshkuj, duke i dhënë shkas fillimit të një procesi gjyqësor tepër të rrallë në llojin e tij.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA