Sharon Stone: Më vjen mirë që konsiderohem ende “sex symbol”

15/03/2014 00:00

Sharon Stone tha në një intervistë për Oprah Winfrey se ende i pëlqen të quhet një “sex symbol”.

Aktorja e ‘Basic Instinct’ deklaroi se i bëhet shumë qejfi që vazhdon të konsiderohet një femër tërheqëse, edhe pse në moshën 56-vjeçare tashmë.

“Kur dëgjoj njerëz që thonë ende për mua se jam “sex symbol”, mendoj se duhet të më shohin edhe një herë pasi nuk jam më e re. Por, më bëhet qejfi për veten dhe për të gjitha femrat e tjera të moshës sime. Edhe ato duhet të ndihen “sex symbol”, tha aktorja hollivudiane.

Ajo këmbënguli se nuk po lufton vitet pasi nuk beson tek bukuria e përjetshme: “Nuk besoj tek bukuria e përjetshme. Është diçka absurde.”

Top Channel