Rusia: S’duam luftë me Ukrainën

14/03/2014 00:00

“Rusia nuk do luftë, as rusët”. Këtë ka thënë ambasadori i Rusisë në Këshillin e Sigurisë të OKB-së,, Vitaly Churkin, gjatë samitit mbi sigurisë e Ukrainës, duke iu përgjigjur drejtpërdrejtë kryeministrit ukrainas.

Churkin ka saktësuar se Rusia “nuk kërkon asnjë përkeqësim të mëtejshëm të krizës në Ukrainë. Votimi në Krime përfaqëson të drejtën e krimeanëve për vetëvendosje”.

Deklarata e tij ka ardhur pasi lideri i përkohshëm i Ukrainës ka theksuar në OKB se ka ende mundësi për një zgjidhje paqësore me Rusinë sa i përket Krimesë, ndërkohë që ambasadorja amerikane Samantha Poëer ka deklaruar se “të paktën 10 mijë trupa ruse kanë nisur ushtrime ushtarake jo shumë larg kufirit lindor të Ukrainës.

Ndërkohë, Kina nga ana e saj i është larguar “partneritetit” me Rusinë, kur bëhet fjalë për Ukrainën. Ambasadori kinez në OKB, Liu Jieyi, ka konfirmuar në Këshillin e Sigurisë “nevojën për të respektuar integritetin territorial të ish-republikës sovietike”.

Diplomati rus është shprehur i hapur “për të gjitha propozimet, që ofrojnë mundësi për reduktimin e tensioneve”. Kina mund të vendosë të abstenojë në rast votimi të projekt-rezolutës amerikane.

Ndërkaq, nga Shtetet e Bashkuara, Sekretari amerikan ka kërcënuar se nëse referendumi në Krime do të zhvillohet, pikërisht duke nisur nga e hëna do të ndërmerren “hapat seriozë” kundër Rusisë, qoftë nga ana e SHBA-ve ashtu dhe nga Europa. Kerry e ka dhënë këtë mesazh gjatë një ndërhyrjeje në Kongresin amerikan.

Top Channel