Në ankand syzet e Paul Walker

14/03/2014 00:00

Një person që kërkoi të ruajë anonimitetin nxorri në shitje syzet që aktori Paul Walker mbante vënë në momentin e aksidentit tragjik, ku humbi jetën së bashku me një mikun e tij.

Zotëruesi i syzeve thotë se kishte ndaluar në vendin e ngjarjes në përpjekje për t’u dhënë ndihmë të aksidentuarve, pa patur dijeni se kush ishin ata. Ai sqaron se ishte larguar nga forcat e policisë, por se ishte rikthyer atje menjëherë pasi këto të fundit kishin përfunduar me këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe pastrimin e rrugës.

Në këtë moment, rrëfen zotëruesi i syeze, gjeta syzet e Paul Walker, dhjetra metra larg vendit ku kishte ndaluar makina e shkatërruar.

Shtëpia e ankandeve, BidAmi.com mbështet versionin e zotëruesit të syzeve.

Paul Walker, aktori i bërë i famshëm sidomos për rolin e tij në Fast and Furious gjeti vdekjen në aksident tragjik me makinë së bashku me mikun e tij, Roger Rodas më 30 nëntor të vitit të kaluar.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel