Problematik në fushë dhe jashtë saj; ish-asi i Manchester United, Eric Cantona mbetet i njëjti.

Ish-futbollisti gjaknxehtë francez, tashmë i shndërruar në një aktor të vlerësuar, është vënë sërish në qendër të vëmendjes për shkak të temperamentit të tij.

Këtë herë pre e dhunës së tij ka qenë një anglez në një restorant në Primrose Hill, një prej zonave më elegante dhe luksoze të Londrës.

Sic raporton Daily Telegraph të mërkurën, më 12 mars policia mori një telefonatë për një incident në zonën Primrose Hill. Agjentët e ‘Metropolitan Police’ mbërritën në vendin e ngjarjes dhe arrestuan një mashkull, 47-vjeç, të dyshuar si shkaktar i dhunës.

Viktima e tij ka qenë një klient në të njëjtin restorant, i cili mësohet se ka ngritur padi kundër tij.

Kjo nuk është hera e parë që Cantona përfshihet në telashe me ligjin, por emblematik mbetet episodi kur ish-sulmuesi i kërcen me një goditje alla-kung fu një tifozi të Cristal Palace gjatë një ndeshje të Premier Ligue. Episodi i kushtoi futbollistit një periudhë të gjatë skualifikimi nga fushat e blerta.

Top Channel