Video/ E pazakontë në Meksikë, ceremonia mortore kthehet në festë, e veja përcjell partnerin drejt banesës së fundit duke bërë ‘twerk’
Teksa ndodhej në Zelandën e Re për të xhiruar filmin “Z for Zachariah”, aktori Chris Pine përfundoi në prangat e policisë.
Aktori 33-vjeçar, i mirënjohur për interpretimin e personazhit James T. Kirk në filmat “Star Trek”, u arrestua për drejtim makine në gjendje të dehur më 1 mars. Lajmi është marrë vesh vetëm ditët e fundit nga mediat amerikane.
Një zëdhënës i policisë zelandeze tha për “Yahoo” se Pine ishte ndaluar për një kontroll rutinë në orët e para të mëngjesit në afërsi të qytetit South Island dhe u akuzua se po udhëtonte me 0.08 për qind mbi limitin e lejuar të shpejtësisë.
Përfaqësuesit e aktorit nuk i janë përgjigjur interesit të Yahoo për incidentin. Pine pritet të shfaqet së shpejti në gjykatën e rajonit Ashburton për t’iu përgjigjur akuzave të ngritura ndaj tij.
Top Channel