Rama: Vëmendje vendeve të reja të punës

12/03/2014 00:00

Kryeministri Edi Rama vizitoi kompaninë “Arisa Konfesion” në Tiranë, të cilën e kishte vizituar edhe gjatë fushatës elektorale.

Drejtuesit i kanë treguar Kryeministrit ambientet e reja ku ata në javët në vijim parashikojnë shtimin e kapaciteteve prodhuese, e cila përkthehet në më shumë vende pune.

“Ne e kemi parasysh qe duhet t’i kushtojme vemendje punesimit, por eshte edhe klima ne favorin tone qe e ndjejme qe po vjen pasi bizneset e ndjejne sa mbeshteten”, thotë një prej drejtuesve.

“Paketa e re qe po ben qeveria me siguri qe do ta mbeshtese shume biznesin fason. Ne jemi shume te frymezuar per te investuar ne kete periudhe pasi shikojme qe ka goxha mbeshtetje nga Qeveria pasi shohim nje vision te ri per ta mbeshtetur biznesin fason”, thotë një tjetër drejtues.

Kryeministri ka shpjeguar permbajtjen e paketes se re fiskale per fasonet.

“Jane disa masa qe jane absolutisht te domosdoshme, ajo e heqjes te gjithe takses se punes per te punesuarit e rinj per nje periudhe te caktuar kohore, ulja e nivelit te riskut ne dogane per te kaluar nga 2-3 dite ne disa ore dhe per te mbyll nje histori te veshtire, heqja e te gjithe barres se kontrolleve e atyre abuzimeve tatimore qe ju vuajtet pafund; TVSH-ja zero per makinerite. Gjithcka qe ne marrim nga tatim fitimi i fasoneve te riinvestohet  per punesimin perseri tek ju”, tha Rama.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj eshte shprehur optimist se me paketen e re per biznesin fason do te shtohet interesi per te investuar ne kete fushe.

“Po te ecim me kete ritem besojme se deri ne fund te vitit do te kemi 10 deri ne 12 mije vende pune vetem ne industrine fason”, tha Ahmetaj.

“Interesi rritet ne menyre te perjaveshme qofte nga forcat e brendshme ne rastin konkret ju qe keni investuar dhe doni te shkoni me tutje, qofte nga forca te jashteme italiane, franceze, gjermanë edhe me gjere qe duan te investojne ketu ne Shqiperi per te shfrytezuar nga njera ane distancen shume te afert, qe eshte strategjik per ne dhe nga ana tjeter klimen e re te besimit qe eshte krijuar ndaj Shqiperise”, theksoi Rama.

Top Channel