Dy vjet rresht, dy te rinj nga Berati kane per qytetin e tyre dy trofe ne nje nga konkurset me prestigjoze te piktures.

Ne Janar te ketij viti eshte shpallur fitues Desar Mejdani me një pikturë me format të vogël, titulluar “Mangalemi”, ndersa nje vit me pare Adi Totaj me pamjen e “Urës së Goricës” në Berat.

Te dy te rinjte kane lene pas rreth 1 500 konkurente e tjere nga 19 shtete të ndryshme te botes.

“World Heritage A Youthul Vision” eshte nje konkurs i pervitshem ndërkombëtar qe zhvillohet ne Sllovaki, ku marrin pjesë piktore te vegjel nga 26 qytete që janë në mbrojtjen e UNESCO-s, Institutit të Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore në botë.
 
Ky konkurs fton te marin pjese fëmijët nga 13- 15 vjec qe nepermjet piktures të paraqesin trashëgiminë botërore të qytetit të tyre ose të çdo qyteti që është pjesë e trashëgimisë kulturore në të gjithë botën.

Top Channel