I ka idete e qarta 12 vjecarja Iva Zurbo, e cila deri me sot njeh vetem shijen e fitores e te suksesit pas nje konkursi!

Gjithmone eshte ndare me nje trofe ne duar dhe nuk do te ndalet deri sa ta shohe veten ne teatrot e Vjenes!

Fituesja e shume çmimeve te para dhe absolute per kategorine e saj; i fundit ne qershor te vitit te shkuar ne Milano, e ka zgjedhur pianon qe ne moshen 5-vjecare, jo si nje loder qe i jepte kenaqesi, por si veglen muzikore qe e ndihmonte te shprehej.

Prej asaj kohe ajo ushtrohet 3- 4 ore cdo dite dhe e ben me te njejten kenaqesi, si atehere kur prinderit i dhuruan pianon.

E imet, shtatvogel, disi e drojtur aq sa nuk mund ta besosh shperthimin dhe fuqine e saj mbi piano.

Iva eshte ne klasen e gjashte ne Shkollen Kombetare Artistike “Jordan Misja”. Pjesmarrese neper konkurse kombetare e nderkombetare eshte bere sapo kishte mbushur 8 vjec.

Emri i saj sot eshte i njohur ne panoramen muzikore nderkombetare te te vegjelve.
Qe ne shfaqjet e para ne publik ajo i ka bere te gjithe per vete vecanereisht specialiste te muzikes, qe e vleresojne gjithmone per performancat e saj te Bach, kompozitori me te cilin ka nje lidhje te vecante.

Top Channel