Lopez: Nuk më pëlqen vetmia

12/03/2014 00:00

Jennifer Lopez i ka treguar romancat e saj në publik pa ndroje. Si atë me të dashurin aktual Casper Smart, ashtu edhe atë të hershme me Diddy. Me pak fjalë, këngëtarja nuk është shfaqur ndonjëherë single për një kohë të gjatë dhe tani po mësojmë përse.

Gjyqtarja e spektaklit “American Idol” është hapur për revistën “InStyle” dhe ka treguar të vetmen gjë që nuk duron dot në jetën e saj: të qenurit vetëm.

“Nuk më pëlqen të jem vetë. Nuk duroj dot veten time. Ajo që më duhet të bëj është të zbuloj përse nuk më pëlqen vetmia. Përse nuk pranoj të jem vetëm? Dhe a do të mund ta pranoj njëherë këtë?”, ka thënë Lopez për revistën, numri i të cilës del në prill.

“Por ja ku jam tani dhe lidhjet që kam kaluar nuk kanë pasur rregulla. Thjesht ka shumë mënyra se si një lidhje mund të përfundojë dhe jo një e vetme”, është shprehur këngëtarja.

Duke parë historikun e romancave të saj mund të thuhet se J.Lo ka pasur gjithmonë një burrë përkrah. Partnerët e saj variojnë nga ata modestë, si kamarieri kubanez Ojani Noa, balerini Cris Judd e deri tek ata VIP si reperi Diddy dhe aktori amerikan Ben Affleck.

Lidhja me këtë të fundit, për aq sa zgjati, u pagëzua nga mediat me emrin “Bennifer”. Konkretisht, Jennifer dhe Ben u njohën gjatë xhirimeve të një filmi.

FOTO GALERI
1/3
Lopez: Nuk më pëlqen vetmia

Top Channel