Jolie, tjetër ndërhyrje për parandalimin e kancerit

12/03/2014 00:00

Angelina Jolie ka thënë se do i duhet të bëjë një tjetër operacion për parandalimin e kancerit pas mastektomisë së dyfishtë që bëri vitin e kaluar. Atëherë, aktorja 38-vjeçare iu nënshtrua ndërhyrjes pasi zbuloi se ishte shumë e rrezikuar ndaj kancerit të gjirit.

Tani, në një intervistë për Entertainment Weekly, Jolie deklaroi se ka për të bërë një tjetër operacion: “Më ka mbetur edhe një operacion. Do të konsultohem me doktorët e shkëlqyer të cilët janë marrë me mua për ta kaluar edhe këtë fazë. Kam qenë me fat që jam rekuperuar mirë dhe kam qenë në gjendje të merrem me filmin tim të ri.”

Bashkëshortja e Brad Pitt ka shpjeguar vitin e kaluar se vendosi të bënte ndërhyrjen kirurgjikale për të minimizuar riskun pasi nëna e saj ka vdekur nga kanceri në vezore në moshën 56-vjeçare.

Doktorët thonë se ylli hollivudian kishte 87% mundësi për të zhvilluar kancerin në gji dhe 50% mundësi për të zhvilluar kancer në vezore për shkak të gjeneve të trashëguara.

Top Channel