Watts: Filmi ‘Diana’ kishte probleme me skenarin

10/03/2014 00:00

Naomi Watts ka folur hapur mbi filmin ‘Diana’ i cili nuk u prit aspak mirë nga kritika duke thënë se ai film kishte probleme me skenarin.

Aktorja australiane tha se e dinte se vendimi për të pranuar rolin e princeshës Diana ishte i “rrezikshëm”: “Gjithmonë kërkoj role madhështore dhe për këtë arsye pranova rolin e Dianës pasi në karrierë janë të rralla ofertat për role të tilla. Por, skenari ishte me probleme.”

“Ndonjëherë filma të tillë kanë shumë sukses, ndonjëherë aspak”, shtoi Watts.

Naomi Watts u largua nga Australia për në SHBA në vitet ’90 dhe ishte filmi ‘Mulholland Drive’ i vitit 2001 ai që e bëri të famshme në Hollivud.

Top Channel