Fshatrat e Rrëshenit, “të harruar në mesjetë”

10/03/2014 00:00

Janë fshatra që fshihen vetëm pak kilometra nga qyteti i Rrëshenit e megjithatë, banorët kanë probleme të shumta, aq sa duket sikur nuk kanë fund kurrë , në një realitet që hera herës duket thuajse i pamundur.

Aksi deri në Kodër-Rrëshen është jo më shume se 3 kilometra, aq sa duket sikur ky fshat është një lagje periferike e qytetit.

E megjithatë, rruga është bërë e ribëre disa herë në versionin më të denjë shqiptar, ku pa mbaruar fazën e dytë të punimeve bëhet për ndërhyrje sërisht pjesa e parë.

Ne fshat jetojne mese 1 500 banore, te cilet pertej imazhit te paqem duhet te perballen me nje problem te madh siç eshte mungesa e ujit. Ate te pijshem e mbushin tejmi, ndersa per të vaditur tokat shohin me se shumti nga qielli.

Me bujqesi duhet te mbahen, me bujqesi nuk mund te mbahen, duket si nje loje fjalesh, por pertej tyre  ky eshte fati i banoreve te ketushem.

“Kemi alamet tokash per prodhim dhe uje vadites per komplet fshatin, mund te vije 10 litra uje ne sekonda. Gjithe kjo siperfaqe toke po te kete uje ka prodhime kolosale si fshat. Edhe ujet e pijshem shkojme i mbushim me kafshe”, shprehet banori i fshatit.

Ka banore qe jane perpjekur te investojne ne bujqesi duke siguruar ujin me bote apo mjete te tjera, dikur kjo pjese perfaqesonte nje nder zonat me pjellore ndersa sot duket hera heres si hije e vetevetes.

“Nga 240 hektare, sot sa mbillen? Sot pothuajse, per me qene realist mund te mbillen 20, per me qene realist, me i bo qejfin vetes duke e llogaritur se me mungese uji nuk mund te investosh”, thotë njëri nga banorët.

Kudo nder fshat eshte i njejti realitet… papunesi, pamundesi dhe banore qe shpresojne se dicka mund te ndryshojë…

Kryeplaku i Kodër-Rrëshenit thotë: “Bujqesia mbahet vetem ne meshire te fatit, dikush me nje pus a me dicka, por eshte e pamundur kështu. Dhe ne e kemi kerkese te domosdoshme disa here ne cdo takim, ne cdo deputet qe ka ardh i kemi ngrit dhe premtimet heshtje vetem . Pra, kjo eshte nje gje qe na lodh edhe se eshte gjithe ajo force pune e cila punesohet dhe sjellin edhe te ardhura per fshataret”.

Nga Koder Rresheni udhetojme drejt Tenes. Ketu problemi i ujit eshte dicka me i ndryshem pasi banoret kane sajuar vende vende me mjete rrethanore kanalin vadites.

Por, rruga i perngjan me shume nje shtegu per bagetine sesa nje aksi normal qe lidh nje fshat me mese 380 votues.

Edhe kete qe eshte banoret e kane hapur me shpenzimet e tyre. Kane mbledhur secili fonde nga buxheti familjar per te bere ate qe shteti s’ish kujtuar, t’iu bente. E sikur te mosmjaftonte edhe mirembajtjen duhet ta bejne po vete.

“Prape nuk po pretendojme per luks, por duam nje makine me cakull nje here ne vit, nje dite kur na ze bora me femijet, se une jam edhe transportues femijesh, jam shofer furgoni. Ka 15 vjet qe bej linjen e kesaj rruge, duhen cuar femijet tek shkolla, duan rregull ata ose mos me i marr fare. Nuk na ndihmon njeri per keto pune, vete perpiqemi, coptohemi, s’ka fadrome qe si kemi ra ne qafe. Kështu, s’di cfarë te them me gjate”, thotë kryeplaku i këtij fshati.

Vetem nga ketu, siç thone kane dale mese 21 banore me shkolle te larte. Ç’ka tregon sipas tyre se te ardhmen e ndertojne pa i kerkuar kujt asgje. Thjesht duan qe shteti te luaje rolin e tij.

“Të gjithë këto detyrime ndaj shtetit, po t’i kthenim në lekë do të ishte asfaltuar rruga me kohë. Kjo është projektuar me forcat tona, është hap me forcat tona, gjithçka e kemi bërë vete”, shprehet një tjetër banor.

Situata eshte edhe me e veshtire ne lagjen tjeter fshatit qe ka mbetur si ishull i izoluar maje malit per mungese te nje ure.

Per ironi te fatit, jo larg ngrihen dy rezervuare te medhenj, qe dikur sherbenin per te mbajtur fshatra te tere me uje vadites.

I madhi Malaj 1, siç quhet mbante mese 8 te tille, ndersa sot jo me shume se 3. Ndersa rezervuari i dyte qe sherbente per fshatin e pare Koder-Rreshenin sot eshte plotesisht jashte funksionit. E gjithçka per shkak te degradimit total te sistemit vadites qe sigurisht ata nuk mund ta ringrene vete.

“Sot për sot, ky është në efiçencë vetëm për Malaj Qendër dhe Tene. Një pikë shumë e vogël kalon në Kodër-Rrëshen se kanali ka mbaruar komplet”, shprehet kryeplaku.

Pertej te tjerave, edhe diga e rezervuarit te madh eshte demtuar se tepermi nga rreshqitjet e tokes, çka dallohet thjeshtesisht pergjate trupit te tij.

“Infrastruktura e kanalit veditës ju e shifni vetë dhe këtu ka edhe një problem tjetër, nëse rezervuari hapet do të jetë një katastrofë e paimagjinueshme sepse këtu ka 2 milionë e 300 metër kub ujë. Nuk ka as menxhues, as bashki, as qeveri, asnjë lloj gjëje që ekziston në këtë Shqipëri”, thotë.

Edhe uje ka edhe uje s’ka. Ky eshte fati i cuditshem i nje zone te tere, qe problemet i ka identike kudo, edhe ne fshatin Malaj Qender.

Banoret na drejtojne nga qendra shendetesore qe eshte inaguruar, siç thone jo me larg se Shtatori i vitit te shkuar e po ashtu shkolla, e po ashtu shtyllat e tensionit, dritat, rruga, e shume çka tjeter.

Me premtime jane ngopur, kane marre aq shume, siç thone sa edhe vete ata qe i kane bere duket t’i kene harruar po aq shpejte.

“Partitë vijnë këtu, kalojnë, ikun dhe pastaj e njëjta gjë. Dokumentat e makinave i kërkojnë, licensat i kërkojnë, të gjitha taksat, të gjitha gjërat dhe asnjësend nuk bëhet. Fshati ynë është bërë si shkretëtirat e saharasë”, shprehet shoferi i furgonit.

Pas çdo hapi, gjithçka duket sikur nis nga e para. Sikur s’ka as zgjidhje dhe as fund kurre.

Nese kerkojme qe banoret te mos largohen , te mos braktisin tokat e tyre, atehere duhet t’u mundesojme nje jetese normale edhe ketu, t’u garantojme investime e gjithcka tjeter qe duhet te beje nje shtet normal.

E nese kjo nuk ndodh nuk duhet t’i paragjykojme aspak nese kerkojne nje jetese me te mire larg vendit, larg tokes se tyre.

Top Channel