Miley Cyrus e ka mbajtur gjuhën brenda në setin fotografik për fushatën reklamuese të veshjeve të Marc Jacobs duke na treguar anën e saj serioze, me të cilën nuk jemi mësuar aspak.

Gjithsesi, ky set fotografik nuk ka kaluar pa polemika. Fotografi që zakonisht realizon setet e kësaj marke, Juergen Teller, ka refuzuar të punojë me Cyrus duke marrë parasysh reputacionin e saj.

Për këtë arsye, këngëtarja 21-vjeçare është fotografuar nga britaniku David Sims.

Top Channel