“I gjithë filmi është me dashuri”

08/03/2014 00:00

Cameron Diaz ka thënë se filmi i saj i radhës me titull ‘Sex Tape’ është i mbushur me “skena dashurie”.

Aktorja 41-vjeçare tha për ‘People’: “I gjithë filmi është një çift në shtrat që bën dashuri.”

Komedia që do të shfaqet për herë të parë në korrik të këtij viti tregon për një çift të martuar që vendos të provojë të gjitha pozicionet e mundshme seksuale dhe t’i regjistrojë performancat. Por, problemet nisin kur humb videoja.

Jason Segel është aktori që interpreton bashkëshortin e Cameron Diaz: “Me Jason ekziston një marrëdhënie e jashtëzakonshme besimi. Ja kemi kaluar shumë mirë. Kemi qeshur gjatë gjithë kohës kur xhironim.”

Top Channel