“Nuk ke nevojë të vishesh si prostitutë për të pasur sukses”

07/03/2014 00:00

Këngëtaret e promovojnë veten në shumë mënyra, por më efektivja nga këto mënyra është veshja sa më pak të jetë e mundur.

Por, Ellie Goulding, e cila edhe vetë kohët e fundit është shfaqur në koncerte me veshje shumë provokative, thotë se ajo nuk zgjedh veshjen për të tërhequr vëmendjen.

Ajo tha për revistën ‘Hunger’ se një këngëtare nuk ka nevojë të vishet si prostitutë për t’u pëlqyer nga publiku.

“Ka këngëtare që nuk e portretizojnë veten si seks-simbol. Lorde ka shumë sukses dhe nuk vishet si prostitutë. Po kështu edhe Lily Allen nuk vishet në mënyrë provokuese. Kjo do të thotë që nëse muzika jote është e mirë, nuk ke nevojë për asgjë tjetër”, tha këngëtarja angleze.

Top Channel