Filmi i fundit i Philip Seymour Hoffman

07/03/2014 00:00

Filmi i fundit i aktorit Philip Seymour Hoffman do të shfaqet për herë të parë në muajin maj të këtij viti.

Sipas ‘E!News’, aktori që ndërroi jetë muajin kaluar pas një kombinimi fatal heroine, kokaine dhe drogash të tjera, do të jetë protagonisti i filmit ‘God’s Pocket’.

Filmi fokusohet tek personazhi i Hoffman, Mickey Scarpato, i cili mundohet të fshehë vdekjen aksidentale të thjeshtrit të tij të çmendur, i interpretuar nga Caleb Landry Jones. Problemet për të nisin kur nëna e djalit nis të kërkojë përgjigje për zhdukjen e tij.

Filmi ka regjinë e John Slattery. Në këtë dramë interpretojnë edhe Christina Hendricks, John Turturro dhe Richard Jenkins.

Top Channel