Fëmijët, të tmerruar nga “shtriga” Jolie

06/03/2014 00:00

Gjithmonë kanë thënë se nuk duan që fëmijët e tyre të jenë pjesë e botës së spektaklit dhe për këtë arsye ishte e habitshme që Angelina Jolie e mori vajzën Vivienne në filmin e saj më të fundit me titull ‘Maleficent’.

Por, 38-vjeçarja kishte një arsye të fortë për ta bërë këtë gjë: të gjithë fëmijët e tjerë që bënë audicionin për rolin u tmerruan nga maskimi i Jolie, e cila interpreton në këtë film rolin e armikes së Bukuroshes së Fjetur.

Bashkëshortja e Brad Pitt u shpreh kështu për revistën ‘Entertainment Weekly’: “Nuk duam që fëmijët tanë të bëhen aktorë, por nuk ka asgjë të keqe nëse marrin role të vogla. Në rastin në fjalë, fëmijët e tjerë nuk më afroheshin fare. Ishin të tmerruar nga brirët, sytë dhe kthetrat e mia. Vetëm Vivienne nuk ishte e frikësuar nga unë.”

Në filmin ‘Maleficent’, që do të shfaqet për herë të parë në 30 maj të këtij viti, do të interpretojnë edhe aktorët Sharlto Copley, Elle Fanning dhe Juno Temple.

Top Channel