Biznes me licencat e HEC-eve

06/03/2014 00:00

Sipërmarrësi që kanë marrë koncensione për ndërtimin e hidrocentraleve
dhe nuk i realizojnë projektet po aplikojnë shitjen e lejeve kryejnë një
veprim i paligjshëm, sipas Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.

Ministri Damian Gjiknuri, tha, se pas nje auditi te detajuar keto leje do te pezullohen sipas ligjit.  

“Shumë shpejt do t’i bëjmë me dije publikut, ato kontrata, të cilat për ne janë të pavlefshme. E njëjta gjë është bërë edhe me minierat. Qëllimi është shumë i thjeshtë, procesi vazhdon. Ato kontrata të cilat thjesht janë në letër dhe nuk kanë asnjë lloj interesi nga ana e investitorëve privatë për t’i vazhduar, nuk kanë përse të rrinë më te ai tregu i ashtuquajtur i zi i kontratave, për të gjetur një investitor të mundshëm. Më mirë le t’i marrë shteti dhe le t’i nxjerrë prapë në konkurrim për ata njerëz që i meritojnë”, tha Gjiknuri.

Ministri Gjiknuri ka vleresuar investimin e eksperteve te kompanise norvegjeze, “Statkraft” qe po punon per ndertimin e hidrocentralit te Banjes, ku jane investuar rreth 800 milionë dollare. Ky projekt, i cili eshte me i madhi per Europen Juglindore, ka respektuar edhe impaktin ne mjedis, nje pike delikate per shume kompani te tjera.

“Shumë projekte, të cilat shteti u ka dhënë leje, nuk kanë marrë fare parasysh komponentin mjedisor dhe sot jemi dëshmitarë te përplasjeve të ndryshme sociale, mes investitorëve dhe komuniteteve për shkak të shpërfilljes së impaktit që kanë këto projekte në komunitetet e ndryshme apo mbi mjedisit. Zhvillimi i hidrocentraleve dhe ndërtimi i tyre është shumë i rëndësishëm, Shqipërisë i duhen gjenerime të tjera, por kjo duhet të bëhet ne një ekuilibër të plotë edhe me mjedisin”, tha Gjiknuri.

Ne marreveshjen qe eshte nenshkruan me drejtuesit e kompanise norvegjeze, eshte rene dakord qe kompania te merret edhe me shtrimin e rrugeve lidhese, çka eshte e rendesishme edhe per komunitetin.

Top Channel