“Selfie” i Çmimeve Oscar në version “Simpson”

05/03/2014 16:55

Krijuesi i “Simpson”, Matt Groening, publikoi një selfie të animuar të fotos së famshme të realizuar nga Brad Cooper gjatë mbrëmjes së ndarjes së çmimeve “Oscar”.

60-vjeçari publikoi një foto të animuar të të gjithë aktorëve, në të cilën kishte përfshirë edhe Homer Simpson, personazhin kryesor të serialit të tij të animuar.

Tashmë në version “Simpson”, gjejnë veten aktorët Bradley Cooper, Jennifer Lawrence, Meryl Streep, Channing Tatum, Julia Roberts, Kevin Spacey, Brad Pitt, Angelina Jolie, Lupita Nyong’o, Jared Leto, si dhe prezantuesja Ellen de Generes e vëllai i Lupitës.

Top Channel