Qeveria fal gjobat politike

05/03/2014 00:00

Qeveria shqiptare ka kaluar projekt-ligjin për faljen e gjobave të
vendosura nga kontrollet tatimore gjatë periudhës 1 Mars deri në 31
Gusht 2013.

‘Me anë të këtij projektligji do të anulohen të gjitha gjobat e vendosura gjatë periudhës në fjalë, pra periudhës para-elektorale dhe elektorale, kur gjobat përdoreshin si ndëshkim për të pabindurit – dhe ato të abuzimit masiv gjithashtu, në periudhën pas elektorale, të përdorura si dënim'”, tha ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj thotë se projektligji parashikon edhe mënyrënb e trajtimit për bizneset që kanë paguar gjobat që u janë vendosur gjatë kësaj periudhe.

‘Qoftë duke i marrë parasysh si avancë pagese, qoftë duke i kthyer nëpërmjet instrumentit të detyrimeve të prapambetura që përfshihen në projektligj’, tha Ahmetaj.
 
Ministri Ahmetaj e ka cilësuar këtë projektligj një hap të rëndësishëm në përmirësimin e marrëdhënieve mes biznesit dhe Qeverisë.  

“Ndërsa deri dje gjobat përdoreshin si instrument i presionit politik, apo për të mbushur arkat e zbrazura nga keq-menaxhimi, ky kapitull i turpshëm i marrëdhënies shtet-biznes ka përfunduar, nuk ndodh më”, tha Ahmetaj.

 

Top Channel