“Një Zot e di ku ka qenë ajo gjuhë”

05/03/2014 00:00

Katy Perry ka folur hapur për puthjen e famshme me Miley Cyrus duke shpjeguar në një emision televiziv australian pse u tërhoq shpejt.

“Doja ta puthja miqësisht, ashtu siç puthen femrat mes tyre, por ajo lëvizi kokën dhe po mundohej të shkonte thellë. Aty u tërhoqa direkt. Vetëm një Zot e di ku ka qenë ajo gjuhë”, tha këngëtarja amerikane duke qeshur.

Perry u paraqit në spektaklin Channel Seven ditën e mërkurë për të promovuar turin e saj botëror që do të quhet Prismatic.

Këngëtarja foli edhe për dietën dhe stërvitjen intensive të cilës i është nënshtruar për të qenë gati për koncertet.

“Duhet shumë punë dhe përqendrim. Për momentin nuk pi alkool dhe nuk ha ushqime me yndyrë”, tregoi Katy Perry.

Top Channel