Nadal përgatitet në plazh për “Roland Garros”

05/03/2014 17:35

Në prag të “Roland Garros”, ku tenisti spanjoll është dominuesi absolut, të gjithë mund të përfytyronim një Rafael Nadal të angazhuar me stërvitje.

Megjithatë, e vërteta nuk mund të ishte më larg, ndërsa tenisti spanjoll u fotografua gjatë ditës në plazhet meksikane, së bashku me të dashurën e tij, Xisco Perello.

Një monotoni e këndshme, ajo e marrjes së rrezeve të diellit buzë detit, e cila u prish vetëm nga larjet në det apo shëtitjet me kajak që realizuan së bashku.

Top Channel