Beyonce, mahnitëse në Londër

05/03/2014 17:15

Beyonce Knowles ka “zbarkuar” në Europë, ku do të jetë e angazhuar në turin e saj që do të ndalojë në disa prej qyteteve kryesore të kontinentit.

Kryeqyteti britanik, Londra, pati fatin që të shihte i pari nga pranë këngëtaren 32-vjeçare, e cila u shfaq në skenë e veshur me çizme të gjata firmato dhe një veshje tepër sexy, në të cilën binte në sy dekolteja e dukshme.

Megjithatë, për të gjithë ata londinezë që humbën shansin për ta parë Beyonce në premierën e saj, do të kenë mundësinë ta ndjekin në vijim të javës, pasi këngëtarja planifikon të zhvillojë gjashtë koncerte në shtatë ditë në Londër, përpara se të zhvendoset në turin e saj në Dublin, Irlandë.

Top Channel