Oscar, ceremonia që u ndoq nga 43 milionë shikues

04/03/2014 00:00

Ceremonia e çmimeve Oscar që u zhvillua ditën e diel, e prezantuar nga
Ellen DeGeneres, u ndoq nga 43 milionë shikues në Shtetet e Bashkuara.

Sipas transmetuesit ABC, kjo ishte audienca më e madhe për Academy Awards në një dekadë, me një rritje prej 6.4 për qind krahasuar me ceremoninë e vitit të kaluar.

Audienca më e lartë e regjistruar deri të dielën e kaluar ishte ajo e vitit 2004 për filmin “Lord of the Rings: Return of the King”, me 43.6 milionë shikues.

Ndërsa ceremonia e çmimeve Oscar më e ndjekur në televizion ka qenë ajo e vitit 1998, kur triumfi i “Titanic” me 11 çmime u ndoq nga 55.3 milionë shikues.

Drejtuesja e vitit të kaluar, McFarlane mori kritika për disa pjesë të ceremonisë, ndërsa drejtimi për të dytën herë nga DeGeneres u vlerësua si një eveniment në duar më të sigurta.

Komediania dhe prezantuesja televizive mori vlerësime të ndryshme, por performanca e saj u konsiderua si një hap larg përpjekjeve të vjetra për të tërhequr më shumë audiencën rinore.

Pavarësisht kësaj, nga shqyrtimi i të dhënave u zbulua se në ceremoninë e së dielës ka pasur një rritje prej 1 për qind të shikuesve të grupmoshës nga 18 në 34 vjeç.

Top Channel