Ritakimi i një ish-bashkëshorti, edhe nëse ndahesh në mënyrë miqësore, mund të jetë gjithmonë i sikletshëm.

Megjithatë, nuk ishte ky rasti i Orlando Bloom dhe Miranda Kerr, të cilët u ritakuan në tapetin e kuq të ndarjes së çmimeve “Oscar”, mbrëmjen e së dielës.

Pa u interesuar për faktin që Miranda ishte në mes të një interviste televizive, 37-vjeçare Bloom iu afrua modeles australiane, njëkohësisht nënës së djalit të tij, për ta pyetur si ishte.

“Duke shkëlqyeshëm. A je mirë?”, e pyeti Orlando ish-bashkëshorten përpara kamerave.

Supermodelja, pasi u përgjigj me një “Po”, shkëmbeu një përqafim me të vërtetë të ngrohtë, përpara se të vazhdonte me intervistën e saj.

Top Channel