Të gjithë e njohin si bjondja e mahnitshme e filmit ‘The Wolf of Wall Street’, por në tapetin e kuq të çmimeve Oscar, Margot Robbie u shfaq me një ndryshim rrënjësor.

Aktorja 23-vjeçare kishte lyer flokët për xhirimet e një filmi të ri duke u shndërruar në një brune po aq mahnitëse.

Margot ishte e shoqëruar nga protagonistët e tjerë të filmit ‘The Wolf of Wall Street’: Leonardo DiCaprio dhe Jonah Hill. Të dy këta aktorë ishin të nominuar, por nuk fituan çmime.

‘The Wolf of Wall Street’ ishte kandidat për çmimin filmi më i mirë dhe për regjinë më të mirë, por nuk fitoi asnjë prej tyre.

Top Channel