Nuk ka njeri në Durrës që mos ta njohë Fadil Hasën. Rolet e tij duket se kanë shënjuar  historine e humorit jo vetëm durrsak, por mbare shqiptar, atij humori që të bënte të qeshje me gjithë shpirt e madje në shume raste të qajë me notat realiste.

Edhe pse ka 21 vite që ka dale në pension, 74-vjeçari kujton kohën kur rolet që luante me kolegët tregonin veset e këqija të shoqerise. Albumet fotografike e bëjnë nostaligjik.Çdo foto ka nje histori me vete…

Si pasoje e nje semundje te rende, bashkeshortja Hurma nuk eshte me ne jeten e tij. Muza e Fadilit jane dy vajzat se bashku me nipat dhe mbesat.

Gjate karrieres ka fituar shume tituj dhe vleresime, qe nga “Artist i Merituar” e deri te kater here aktori me i mire i humorit, por çmimi i fundit eshte ai qe i ka mbetur veçanerisht ne mend.

Ka pothuajse 30 vite ne skene. Nuk mund te vecoje asnje rol si me te mirin sepse te gjithe kane qene  te vecante.

Ne mendjen e publikut do te mbeten rolet e tij tek “Dajrja”, skeçi “Sheqeri”, tekniku i lavatrices apo tek filmi Mao Ce Dun.

Sot kohen e kalon me miqte duke pire kafe ne shetitoren e Durresit. Barsaletat serish mbeten specialiteti i Fadilit, e ku mund te tregohen ato me mire se ne kafe…

Top Channel