Alfano përgëzon policinë shqiptare

02/03/2014 00:00

Ministri i Brendshëm i Italisë, Angelino Alfano, ka përshëndetur operacionin e forcave policore shqiptare, që çoi në arrestimin në Shqipëri të Foto Dashit.

Dashi ka qenë vendosur prej kohësh në listën e 100 të kërkuarve me rrezikshmëri maksimale në Itali, ku dhe është dënuar me 15 vjet heqje lirie, për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit.

Ministri i Brendshëm italian, Alfano, ka theksuar se ky zhvillim shënon një fazë të rëndësishme të bashkëpunimit mes dy policive të Shqipërisë dhe Italisë.

Top Channel