Tiranë, pranga të kërkuarit për vrasje

01/03/2014 00:00

Policia e kryeqytetit ka vënë të shtunën në pranga një 44-vjeçar, i shpallur në kërkim që prej vitit 2000, kur ishte dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm.

Lajmin e konfirmojnë burime policore zyrtare, sipas të cilave në pranga ka përfunduar shtetasi Avni Majallari, i dënuar për veprën penale të vrasjes me paramendim të dy personave.

Sipas burimeve, në vitin 2000, Majallari ekzekutoi me armë zjarri shtetasit Armando Nelaj dhe Ilir Gjuzi, pas një konflikti që kishte pasur me ta.

Burimet shtojnë më tej se në momentin e arrestimit 44-vjeçarit iu gjet një pistoletë, ndërkohë që gjatë kontrollit në banesë u gjetën armë dhe shumë municione të tjera.

Top Channel