Pastrimi i aksit Gjirokastër-Kakavijë

01/03/2014 00:00

Rreth 1.100 trupa të ushtrisë janë angazhuar këtë të shtunë në aksioin për pastrimin e dy anëve të rrugës nacionale Gjirokastër-Kakavijë.

Në dispozicion të foracve të ushtrisë janë vënë këtë radhë, përveç mjeteve të ushtrisë edhe mjete të komunës së Dropullit të Sipërm.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli nga Kakavija, ku ka qenë për të inspektuar situatën, tha se sanksionet dhe ndërgjegjësimi i të gjithëve janë të rëndësishme për të mbajtur pastër territoret që u pastruan tashmë.

Ndërsa kryetari i komunës Hristo Duçi u shpreh se komuniteti do të angazhohet për t’i vazhduar aksionet e pastrimit dhe për të mbajtur pastër ato.

Top Channel