Luan me armë, vritet 14-vjeçari
01/03/2014 00:00
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Vlorë, ku një adoleshent ka humbur jetën si pasojë e një incidenti me armë zjarri.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave viktimë e ngjarjes së hidhur ka mbetur 14-vjeçari Endri Malaj, nga fshati Selenicë.
Sipas burimeve, Malaj është qëlluar pa dashje nga një bashkëmoshatar teksa po luanin së bashku me armën e zjarrit.
Përpjekjet për ta shpëtuar atë kanë rezultuar të kota, pasi plaga e marrë ka qenë fatale për 14-vjeçarin, kanë shtuar më tej burimet.
Top Channel