Si çdo vit, qyteti i Korçës mbrëmjen e fundit të muajit shkurt e ka përcjellë me zjarre dhe festime që simbolizojnë ardhjen e Ditës së Verës.
Të rinj, fëmijë e deri dhe tek të moshuarit kanë dalë për të respektuar traditën e kapërcimit të zjarrit, që nënkupton largimin e të këqijave dhe mbarësinë për muajt e ngrohtë të vitit.
Të grumbulluar në sheshe të ndryshme, ata kanë ndezur zjarre në qytet duke gjallëruar mbrëmjen, ndërsa kanë përcjellë urimin e tyre për një verë të gëzuar.
Ndryshe nga festimet e datës 14 mars, e cila përkon me festimet zyrtare të Ditës së Verës, në juglindje kjo traditë festohet në dy data.
Festa pagane e Ditës së Verës kremtohet në 1 mars nga besimtarët ortodoksë, ndërsa në 14 nga ata myslimanë, ku përpos zjarreve amvisat përgatisin në banesa edhe gatime të ndryshme.
Top Channel