Autobusët kundër furgonëve

01/03/2014 00:00

Shoqata e Transportit Ndërqytetas të Autobusëve mbështet masat e marra nga qeveria për ndalimin e shërbimit të transportit ndërqytetas nga automjetet 8 plus 1.

Sipas saj, informaliteti në shërbimin e transportit publik dhe mos zbatimi i ligjit gjatë këtyre viteve ka cënuar rëndë konkurrencën e ndershme.

“Ka 15 vite që transporti ndërqytetas keqtrajtohet dhe injorohet duke punuar në informalitet të plotë dhe duke kërcënuar rëndë sigurinë e jetës së qytetarëve në udhëtim’, tha Kujtim Mema nga Shoqata e Transportit Ndërqytetas të Udhëtarëve.

Shoqata kërkon ngritjen e terminaleve ndërsa thotë se nuk do të ndryshojë cmimin e udhëtimit.

‘Ne i premtojmë qytetarëve që megjithë rritjen drastike të cmimit të karburantit do të mbajmë të pandryshuar cmimet e biletave në shërbim të tyre’, tha Mema.   

Drejtuesit e linjave të autobusëve paralajmërojnë bllokimin e akseve rrugore nëse qeveria tërhiqet nga reformimi i transportit të udhëtarëve.

Top Channel