Kushtetuesja refuzon “Xhukën”

28/02/2014 00:00

Gjykata Kushtetuese ka shpallur dy ditë më parë moskompetencën për të shqyrtuar një ankesë të Partisë Demokratike, e cila kundërshtoi proçedurën e ndjekur nga Komisioni i Ligjeve për të kontrolluar punën e kryetares së ILDKP-së, Zana Xhuka.

Mazhoranca, me votën kundër të PD, gati tre muaj më parë në Komisionin e Ligjeve vendosi që të ngrinte një grup kontrolli për të verifikuar ankesat e disa punonjësve të këtij institucioni kundër zonjës Xhuka.

Gjykata Kushtetuese, thonë burime konfidenciale, dy ditë më parë është shprehur se, “Kjo çështje nuk është në kompetencën tonë, por të Gjykatës Administrative”. Megjithatë, argumentat për këtë vendim pritet të zbardhen nga kjo gjykatë në ditët në vijim.

Gjykata Kushtetuese do të këte këto ditë padi të tjera në lidhje me ILDKP-në. Mësohet se PD do të depozitojë një ankesë ku do të padisë mazhorancën për mungesë të procesit ligjor në shkarkimin e zonjës Xhuka.

Padia tjetër pritet të depozitohet nga presidenti i Republikës, i cili do të ankohet për marrjen e kompetencës nga Parlamenti për çështjen e emërimit të kreut të ri të ILDKP-së, Shkëqlim Gani.

Top Channel