Kodheli inspekton Sazanin

28/02/2014 00:00

Pas përfundimit të vënies në punë të radarëve që kontrollojnë kufirin detar shqiptar, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka bërë një inspektim në Ishullin e Sazanit aty ku ndodhet një prej radarëve.

Prej dy vjetësh keto njësi vëzhgimi e kontrolli nuk punonin.

“Është shumë e rëndësishme siguria e vendit, është shumë e rëndësishme siguria e bregdetit, është shumë e rëndësishme që ne të tregojmë që do ta luftojmë trafikun, do të përkujdesemi me gjithcka që ka të bëjë me integritetin e vendit dhe sigurinë e qytetarëve”, deklaroi Ministrja Kodheli.

Rritja e sigurisë dhe luftimi i trafiqeve ilegale është një nga qëllimet e sistemit të radarëve në gjithë bregdetin e vendit.

Top Channel