Premiera në Teatrin e Kukullave

27/02/2014 00:00

Në Teatrin Kombëtar të Kukullave është vënë në skenë premiera e një pjese teatrale me personazhe aq shumë të njohur, Çufon dhe Tipin. Këtë herë ata janë në kërkim të verdhushkave dhe historia vjen në një bashkëpunim të Teatrit të Kukullave me Bankën e Shqipërisë.

Fabula plot humor dhe aventura do t’i ndihmojë fëmijët të kuptojnë çështje me të cilat, megjithëse ende të vegjël, përballe çdo ditë. Për t’iu përshtatur sa më shumë botës së fëmijëve, Banka e Shqipërisë dhe Teatri i Kukullave, me në krye zonjën Monika Lubonja, ka zgjedhur të ndjekë një përqasje tradicionale dhe të efektshme për edukimin e tyre duke zgjedhur argëtimin.

“Është një pjesë që edukon fëmijët sesi të kursejnë lekët”, tha Lubonja.

Erjon Kame, regjisori i shfaqjes, thotë se gjuha e fëmijëve është paksa e vështirë për t’u përçuar të tilla mesazhe: “Është një personazh i njohur për të gjithë, një nga perlat e letërsisë shqiptare për fëmijë. Cufo vjen në kohën e kapitalizmit dhe qëllimi është edukimi financiar i fëmijëve.”

Top Channel