Monk: Rrita gjoksin pasi i shpëtova vdekjes

27/02/2014 19:50

Një prej këngëtarëve më të njohura australiane, Sophie Monk, vendosi që të rriste gjoksin menjëherë pasi i shpëtoi për pak vdekjes së sigurt.

Së bashku me grupin e saj muzikor, Monk udhëtoi disa vite më parë drejt Afganistanit, për të dhënë një shfaqje për trupat australiane që luftonin në vend.

Megjithatë, pranë uljes në aeroportin e Kabulit, një predhë mortaje e lëshuar nga talebanët iu drejtua avionit, që për të shpëtuar bëri një manovër drastike, duke humbur kuotë në mënyrë të beftë.

Monk, e cila ndodhej në kabinën e pilotëve në atë moment kujtoi të gjithë tmerrin në një intervistë, ndërsa rrëfeu për vendimin e çuditshëm që mori pasi i mbijetoi këtij sulmi.

“Për disa çaste u duk se do të përplaseshim me tokën. Ishte e tmerrshme dhe ende e kujtoj atë eksperiencë me tmerr. Një prej gjërave të para që mendova më pas ishte të bëja një operacion për rritjen e gjoksit. Gjithmonë e kisha dashur diçka të tillë dhe kuptova që jeta nuk është edhe aq e gjatë paskësaj”, tha Monk në një revistë rozë.

Top Channel