Beyonce, në formë më të mirë se kurrë

27/02/2014 18:50

Në moshën 32-vjeçare, Beyonce është mbase në formën e saj më të mirë ndonjëherë.

Ditën e mërkurë, këngëtarja postoi një seri fotosh në të cilën ajo shfaqet duke provuar një seri rrobash banjo.

E veshur me te zëze, Beyonce tregoi një figurë joshëse dhe një bark tërësisht të sheshtë, në një prej pozave më sexy.

Këngëtarja dukej po aq ndjellëse edhe në imazhe të tjera, me bikini ngjyrë të kuqe.

32-vjeçarja e martuar me Jay Z. dhe nënë e një vajze nisi vitin 2014 duke thënë se kishte vendosur që të tregohej më pak e rezervuar në media dhe nëpërmjet një serie imazhesh të postuara së fundmi duket se po ia del më së miri qëllimit.

Top Channel