Asgjësohet 8 ton misër farë

27/02/2014 00:00

Rreth 8 tonë misër fare është asgjesuar nga Autoriteti Kombëtar i
Ushqimit Dega Elbasan së bashku me Agjensinë rajonale të Mjedisit.

Misri i importuar nga një subjekt privat në fshatin Shirgjan, pas analizave të kryera nga organet përkatëse ka rezultuar i papërdorshëm për fermerët. Kjo gjë ka bërë që vetë subjekti që kishte importuar misrin të kërkojë ndihmën  e AKU-së dhe ARM-së për asgjesimin e tij.

Ndërkohë Kreu i Agjencisë Kombëtare të Ushqimit Elbasan, Zenun Bullari u shpreh se ky aksion do të vazhdojë në të gjitha subjektet e licensuara dhe ato të palicensuara për kontrollin e farerave të importuara nëse ato janë brenda kushteve të kërkuara, para se të dalin në treg.

Gjithashtu Bullari u shpreh se nga ana e institucionit që ai drjton janë kontrolluar edhe subjektet që shesin Patate Fare, ku jane sekuestruar 34 kuintalë te paperdorshme. Misri është groposur nën mbikëqyrjen e eksperteve të ARM pasi ai nuk mund të përdorej as për konsum nga kafshët. Veç masave të mara për subjektet që tregëtojnë farëra për shumim në bujqësi, Bullari u bën thirrje të gjithë fermerëve që të kontrollojnë produktin për datën e prodhimit dhe të skadencës. Ndërkohë Aksionet do të vijojnë në të gjithë qarkun për të parandaluar daljen në treg të produkteve që nuk janë të përorshme për fermerët.

Top Channel