“Nuk e mendoja se do e shikonte njeri atë film”

26/02/2014 00:00

Sharknado ka qenë filmi surprizë i vitit 2013 dhe aktorja protagoniste e tij, Tara Reid, është habitur si gjithë të tjerët për suksesin e tij.

38-vjeçarja ka rrëfyer se kur iu ofrua fillimisht roli në këtë film, mendoi se askush nuk do e shikonte një film me efekte speciale për të ardhur keq dhe me një aktrim të ekzagjeruar nga interpretuesit.

“Jam e shokuar. E mora si shaka projektin. Nuk mendoja se do e shihte njeri një film të tillë”, tha Reid, e cila aktualisht po xhiron skenat e “Sharknado 2”, një film që sipas saj do të jetë edhe më i keq se i pari.

“Mendoj se vetëm kështu mund të ketë sukses edhe filmi i dytë. Duhet të jetë më i keq se i pari, të shohim”, deklaroi Reid.

Top Channel